“Nuk u ndjeva mirë”, flet kontrollatorja që u arrestua për kaosin në Rinas

Flora Ndreca, kontrollorja e trafikut ajror, ishte një nga personat që u arrestua lidhur me kaosin në Rinas duke mbajtur mbi supe akuzën për shpërdorim detyre.

Ajo ka deklaruar në polici se detyrën e ka marrë si zakonisht në datën 6 prill, por se nuk ishte ndjerë mirë.

Në dëshminë e saj ajo është shprehur se për të punuar, duhet fizikisht dhe mendërisht të jetë në rregull. Ndreca ndër të tjera ka deklaruar se formularin e kishte plotësuar, por nuk e kishte dorëzuar.

“Jam kontrollore e trafikut ajror që prej 2002. Më datë 6 prill kam marrë si zakonisht detyrën, por nuk isha mirë dhe vendosa të tërheq formularin. E kam plotësuar formularin, por nuk e kam dorëzuar”, është shprehur Ndreca.

 

 

Shtuar 9.04.2021 01:04