U bënë bashkë, por Ramës nuk i ka dalë “inati” me Metën: Ndërpret transmetimin në Facebook në fjalën e Presidentit

Si në çdo aktivitet tjetër, edhe takimin e sotëm në Durrës kryeministri Edi Rama e ka publikuar drejtpërsëdrejti në Facebook-un e tij.

Në ceremoninë e hapjes së  stërvitjes së “Defender Europe 21” në Durrës, folën figuara ushtarake amerikane, ambasadorja e vendit tonë Yuri Kim si dhe vetë kryeministri të cilat u dhanë dhe në faqen zyrtare të Ramës.

Por ajo që u vu re, ishte fakti se transmetimi vijoi deri në momentin kur erdhi radha e fjalimit të presidentit Ilir Meta.

Teksa ishin të ulur në radhë, në krah të kryeministrit Edi Rama qëndron ambasadorja amerikane Yuri Kim, teksa anë krah të kreut të shtetit, qëndron kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.


Shtuar 4.05.2021 10:23