E RRALLË/ Asnjë skuadër italiane në çerek-finalen e Champions

Kjo është hera e 6 në historinë e Champions League që në cerek finale nuk ka asnjë ekip italian.

Juventusi u eleminua nga Porto, Atalanta nga Reali dhe Lazio nga Bayern Munchen.

Interi përfundoi i fundit në grupin e tij, duke u skualifikuar  nga gara akoma pa filluar faza e 16-tës e finales.

Vitet e tjera kur nuk kishte pasur një skuadër italiane të kualifikuar në çerekfinale, janë vitet: 2000-01, 2001-02, 2008-09, 2013-14 dhe 2015-16.

Chelsea, Manchester City, Liverpool, Bayern Munchen, Borussia Dortmund, Real Madrid, PSG dhe FC Porto janë çerekfinalistët e këtij sezoni. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2021 09:03