E qëlloi 31 herë me thikë në sy të fëmijëve, detaje nga vrasja e 28 vjeçares në Fier

Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja e 28-vjeçares Irvana Hyka, e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e djeshme në Fier.

Mësohet se bashkëshorti e ka qëlluar 31 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin, ç’ka i shkaktoi vdekjen në banesë. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të tyre të mitur dhe familjarëve. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi. Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në toke me plagë dhe të pa jetë.

Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kane njoftuar policinë e Fierit.

Ndërkohë autori, Demokrat Medinaj nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.


Shtuar 18.03.2021 09:01

Tags: ,