Modelja seksi tregon momentet e dhimbshme gjatë procesit të lindjes

Pak ditë më parë modelja Emily Ratajkowski u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një djalë. Lajmin e bëri të ditur në rrjete sociale duke publikuar foton e parë me vogëlushin dhe duke zbuluar emrin.

“Sylvestes Apollo Bear i është bashkuar tokës. Sly erdhi në jetë në 3/8/2021 në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime”, shkroi Emily.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram disa foto të shkrepura gjatë dhe pas lindjes, duke përshkruar më së miri këtë proces.

Pak ditë para lindjes, modelja realizoi një set fotografik ku u shfaq komplet e zhveshur.


Shtuar 18.03.2021 08:59