Vinicius Junior nuk ka pasur ditë të lehta. Sulmuesi brazilian i Real Madrid u “shigjetua” edhe nga tifozët e Atletico Madrid në derbi.
Sërish pati racizëm, pasi tifozët në “Wanda Metripolitanos” e quajtën atë majmun. Vinicius, pasi kishte festuar fitoren në fushë, ka menduar edhe të kundërpërgjigjet.
Në Twitter ai u ka kujtuar tifozëve të Atletico Madrid finalet e humbura, duke postuar këngën “Perdiendo las finaaleeeeeees”, shoqëruar me “kundër Realit tonë”.