E konfirmon media e njohur, gjiganti italian kërkojnë Armando Brojën

Armando Broja do të ketë një skuadër të re pas përfundimit të merkatos. Largimi i tij nga Chelsea është i sigurtë me londinezët që duan ta shesin. Skuadrat e interesuara janë shumë duke filluar nga Premier League me Everton te Bundesliga e Serie A.

Pikërisht në Itali u raportua për një interes të Juventusit, por është “TMW” që konfirmon seriozitetin e ‘Zonjës’ për sulmuesin shqiptar.

Të lidhura

None found

Klubi bardhezi do të ndajë rrugët me sulmuesin Arkadiusz Milik dhe janë vënë në kërkim për një zëvëndësues.

Dy janë emrat kryesor, Mateo Retegui i Genoas dhe Armando Broja. I pari mbetet më favoriti, por mund të bëhet problem çmimi i kartonit, ndryshe nga Broja që mund të vijë në formë huazimi.

Kujtojmë që për Brojën shprehu interes edhe Milani, por kuqezinjtë janë fokusuar totalisht tek Joshua Zirzkee.


Shtuar 2.07.2024 15:53