Real Madrid ka fituar 3-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Atalantës duke prekur çerefinalet e Champios League, shkruan Albeu.com.
Duhet të vinte minuta e 34′ që Benzema të zhbllokonte shifrat pas një gafe të portierit të Atalantës.
Në pjesën e dytë skuadra e Zidane fitoi një penallti të cilën e shëndërroi në gol kapiteni Ramos.
Miqtë gjetën golin me Muriel në minutën e 83′, por vetëm dy minuta më vonë Asensio realizoi golin e tretë për Realin. /albeu.com/