Ka përfunduar 1-1 supersfida mesItalisë dhe Spanjës.
Ndeshja në pjesën e parë ishte dinamike, megjithatë spanjollët patën iniciativën dhe rastet ndërsa italianët dukeshin paksa të çkoordinuar si skuadër.
Spanja ishte skuadër më dominuese në pjesën e parë, ndërsa Italia nuk pati ndonjë rast deri në fundin e pjesës së parë ku Emerson qëlloi shtyllën.
Në pjesën e dytë, Spanja pati posedimin e topit, por ishte Italia e cila doli në avantazh.
Gjithçka nisi nga Donnarumma i cili nisi një kudnërsulm në min 59′, ku Chiesa shfrytëzoi një rast të mirë dhe shënoi një gol spektakolar me një gjuajtje fantastike.
Por kur dukej se italianët do të mbaheshin, në skenë doli Alvaro Morata i cili shënoi golin e barazimit në min 80′ nga një asistim nga Olmo.