Kaio Jorge do të jetë një futbollist i Juventusit dhe zyrtarizmin e ka bërë klubi i Santos. Sulmuesi i ri brazilian pasi kishte negociuar disa javë radhazi me Milanin, ka pranuar ofertën e Juventusit, duke kaluar te bardhezinjtë.
Milani kishte ndjekur lojtarin 19-vjeçar që shihet si e ardhmja e futbollit në vend, duke qenë pranë akordit me të. Por në momentin e fundit, Juventusi hyri në garë duke i bërë një ofertë më të rëndësishme ekonomike atij. Kështu, situata ndryshoi plotësisht brenda pak ditësh dhe ylli i ri i Santosit pranoi ofertën bardhezi.
Santos rezistoi në fillim, pasi dëshironte t’ia shiste Benfikës, por në fund pranoi ofertën prej 3 milionë eurosh të bardhezinjve për lojtarin të cilit i përfundonte kontrata me klubin aktual në fund të këtij viti. Kështu, sot në darkë klubi brazilian konfirmoi zyrtarisht se ka akordin me Juventusin dhe tashmë futbollisti ishte i lirë t’u bashkohej bardhezinvje.
Futbollisti pritet në Torino në ditët e ardhshme për të nënshkruar kontratën e tij deri në vitin 2026 dhe për t’u vënë në urdhrat e Alegrit.
O Santos FC e a Juventus, da Itália, entraram em acordo para a negociação do atacante Kaio Jorge nesta segunda-feira (2 de agosto). O time italiano aceitou os termos do Peixe e o jogador já será liberado agora para atuar na Europa.
— Santos Futebol Clube (@SantosFC) August 2, 2021