Ballkani ka përfunduar transferimin e qendërsulmuesit Dijar Nikqi, duke shtuar një tjetër futbollist në skuadrën që synon fitimin e titullit kampion.
Të lidhura
None found
21-vjeçari, i cili më herët ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelin U21, është afrimi më i fundit i “Xhebrailave”.
Klubi nga Suhareka e prezantoi sulmuesin me mesazhin: “Mirë se vjen, Dijar Nikqi!”, ndërsa konfirmoi se ai është përforcimi më i ri i ekipit.
Nikqi aktivizohet në rolin e qendërsulmuesit. Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Tiranës, Teutës dhe Vorës, ndërsa së fundmi ka luajtur për Lirinë. Ai gjithashtu ka veshur fanellën e kombëtares U21 të Shqipërisë.
Ndërkohë, të enjten Ballkani do të kërkojë përmbysjen ndaj skuadrës irlandeze Bohemians, pas humbjes befasuese të pësuar javën e kaluar.
