Shumë herë Paul Pogba ka lënë përshtypje me prerjet e flokëve. Ose pozitive ose negative.
Mirëpo, tani nuk ka bërë asgjë të çuditshme në flokët e tij, i ka lyer biond. Por postimi i tij më vonë tregoi Juventusin.
Francezi ka kontratë me Manchester United deri në fund të qershorit. Dhe mesa duket do të largohet nga “djajtë e kuq” dhe do të niset sërish drejt Italisë. “E dini sa është ora”, ka shkruar Pogba, ndërsa parukierja e tij ka shkruar në komentet e #Pogback me një hashtag dhe dy rrathë bardh e zi.
Mirëpo, pas pak e fshiu dhe e zëvendësoi me: “Pogback to blonde”, pra një rikthim në bjond. /albeu.com/
View this post on Instagram