Bayern Munich është tashmë në qendër të zhvillimeve pasi sipas raportimit të Manuel Wet të “transfermarkt”, bavarezët pritet të respektojnë dëshirën e Robert Lewandowskit dhe të pranojnë ofertën e Barcelonës.
Oferta e katalanasve ka arritur në 50 milionë euro pa llogaritur bonuset që polaku mund të marrë përmes çmimeve ekipore dhe individuale, një shumë që konsiderohet e drejtë nga klubi gjerman për një lojtar që është 33 vjeç dhe kontrata e të cilit mbaron brenda Më 2023.
Ky zhvillim, natyrisht, nuk do të thotë se paratë e grumbulluara nga Bayern Munich do të mbeten në arkën e klubit, pasi përmes këtyre të ardhurave kampionët e Gjermanisë do të lëvizin për Matthias de Ligt.
Qendërmbrojtësi holandez 22-vjeçar është i sigurt që do të largohet nga Juventusi dhe tashmë ka rënë dakord me kushtet personale të kontratës së tij me Bayern Munich.
Sipas informacioneve që kishin dalë në ditët e mëparshme, Juventus kërkon një shumë 90-100 milionë euro në kohën që ajo e Bayern Munich arrinte deri në 75 milionë euro. /albeu.com/