E “copëtuar” jo vetëm nga Covid, Barcelona konfirmon dëmtimin e lojtarit titullar

Barcelona ka konfirmuar ditën e sotme me anë të një komunikate se mbrojtësi, Ronald Araujo ka pësuar një frakturë dhe do të operohet ditën e premte.  Mbrojtësi pritet të mungojë për rreth 4-6 javë.

Barcelona njofton: “Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni nesër të premten nga Dr. Xavier Mir nën mbikëqyerjen e shërbimeve mjekësore të klubiy. Pas përfundimit të kësaj ndërhyrjeje do të jepet një deklaratë e re”.

Uruguajani ishte titullar në ndeshjen e Kupes së Mbretit ndaj Linares ku luajti vetëm një pjesë lojë duke u zëvendësuar më pas nga Gerard Pique. r.t/albeu.com

 


Shtuar 6.01.2022 15:38