E bujshme nga mediat franceze, Mbappe në një lidhje me modelen transgjinore

Kylian Mbappe në një lidhje me Ines Raun? Mediat italiane, si “Corriere dello Sport” dhe shumë media në Francë, po raportojnë se ylli francez i futbollit dhe modelja transgjinore janë bashkë prej muajsh.

Francezja është modelja e parë trans që ka zbukuruar kopertinën e Playboy në vitin 2017 dhe ka bërë histori. Rau është një modele dhe prezantuese e cila u bë e njohur për shkak të këtij seti fotografik të veçantë.

Për një kohë të gjatë Rau nuk kishte folur për gjininë e saj, sepse ajo pretendonte se kishte frikë. Por në një moment ajo vendosi të fliste hapur për jetën e saj. Rau deklaroi se “bukuria e çdo gruaje duhet të nderohet”.

Modelja franceze u shfaq për herë të parë me asin e PSG-së muaj më parë në Kanë. Që atëherë ata janë parë bashkë në evente të ndryshme ndërsa mediat italiane raportojnë se kanë pushuar bashkë dhe kanë foto të përbashkëta.

Mbappe u lidh kohët e fundit me aktoren e njohur franceze Emma Smet, por gjërat nuk shkuan mirë.

Transgjinorja Rau, 32-vjeçare, e cila në vitin 2018 publikoi edhe një libër me titullin “Gruaja”, shkruante në të për ndryshimin e gjinisë: “Ndjej se shpirti im më në fund është i lirë, sikur dryni që më mbajti mbyllur, ka kaq kohë që është hapur. Këtë herë jam plotësisht femër!”

Ajo iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë në moshën 16-vjeçare./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.08.2022 15:25