E bujshme nga Anglia, Inter po mendon rikthimin e “mercenarit”

Nga Anglia po qarkullon një lajm i madh merkatoje.

Flitet se Inter është gati të rikthejë Lukakun në zikaltër me formulën e huazimit. I transferuar tek Chelsea këtë verë me shumën e 115 milion euro, duket se nuk është në formën e duhur si në periudhën që luante me Interin.

Kështu, Chelsea është i gatshëm ta lejojë sulmuesin belg të rikthehet tek zikaltërit me formulën e huazimit me qëllim që Lukaku të rifitojë mentalitetin dhe gjendjen fizike të dikurshme si në periudhën që “frimosi” emrin e tij në historinë e Inter-it. Me pak fjalë, Chelsea dëshiron të “ringjallë” Lukakun dhe ta marrë përsëri në ekip pas mbarimit të huazimit./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.12.2021 16:22