E BUJSHME/ Mino Raiola dhe babai i Haaland, në Barcelonë (FOTO LAJM)

Mino Raiola dhe babai i Haaland kanë zbritur në Barcelonë këtë mëngjes dhe u pritën nga presidenti Joan Laporta, i cili i mori ata në makinë.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, është më i kërkuar në të gjithë merkaton dhe skuadra si Real Madrid, PSG dhe Manchester City po monitorojnë gjithashtu situatën e tij.

Gazeta spanjolle Sport bënë të ditur se Raiola është takuar me Laportan për të biseduar rreth të ardhmes së lojtarit.

Marrëdhënia e mirë midis Mino Raiola dhe Joan Laporta e bën klubin e Barçës optimist edhe pse nuk janë mirë në çështjet e financave.

Marrë parasysh faktin që edhe babai i Haalandit ka udhëtuar në Barcelonë, zërat rriten që sulmuesi norvegjez do mund të luajë te Barça sezonin e ardhshëm.

Takimi mes palëve është duke vazhduar dhe akoma nuk ka ndonjë përfundim.


Shtuar 1.04.2021 13:39