E ardhmja e Jasir Asanit pritet të jetë në elitën e futbollit spanjoll. Forma e shkëlqyer me Kombëtaren shqiptare, i ka hapur një derë të madhe talentit kuqezi.
Vetëm 8 ndeshje në karrierën e tij me Kombëtaren kanë mjaftuar që të kthehet në një pikë kyçe të formacionit kuqezi.
Me golat e tij spektakolarë dhe me dy asistet e dhënë përgjatë ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, Asani ka zgjuar interesin e shumë klubeve europiane.
Së fundmi bëhet me dije se Las Palmas, synon të transferojë Asanin në muajin janar. Klubi koreano-jugor kërkon 1 milionë euro për kartonin e lojtarit nga Shkupi, të cilat Las Palmasi është i gatshëm t’i paguajë.