Një lajm i bujshëm dhe i papritur ka ardhur pak më parë, ku Pique ka shpallur lamtumirën e tij me Barcelonën dhe futbollin.
Qendërmbrojtësi në rrjetet sociale ka zbuluar se të shtunën mbrëma kundër Almeiras do të jetë ndeshja e tij e fundit në Camp Nou me fanellën e Bareclonës.
“Unë do të jem gjithmonë një tifoz i Barcelonës, kjo është familja ime”.
Mes Manchester United, Real Zaragoza dhe Barcelona një karrierë plot kënaqësi: 428 paraqitje dhe 30 gola. Detyra e tij ishte të shmangte marrjen e tyre dhe me fanellën e blaugranës fitoi gjithçka./ h.ll/albeu.com