Skandal në Spanjë/ Pique e Rubiale pazar për Superkupën, zbulohen përgjimet

Superkupa e Spanjës që mbahet prej disa vitesh në Arabinë Saudite është subjekt i disa audiove që gazeta “El Confidencial” zbuloi këtë të hënën në të cilat duket zëri i Gerard Pique, teksa dëgjohet qartë në një mesazh audio dërguar presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, në të cilin ai i referohet shumave ekonomike që do të shpërndahen për kontestimin e konkurrencës spanjolle në territorin saudit.

Sipas informacioneve të zbuluara nga burimi në fjalë kompania e Pique, Kosmos, ka siguruar 24 milionë euro në gjashtë vitet e Superkupës në Arabi.

Në këtë mënyrë lojtari i katalanasve është në probleme serioze dhe mund të përballet me ligjin në këto ditë, për shkak të këtij përgjimi të zbuluar së fundmi.

Madje, në këto përgjime, mes dyshes diskutohet edhe ndarja e shpërblimit në para për Real Madridin dhe Blaugranasit.

“Barcelona e Reali të marrin nga 8 milionë, për të tjerat mjafton 1 apo 2 milionë” dëgjohet Pique në një audio-inçizim. Ky përgjim pritet ta fundosë Piquen dhe Rubiales, duke ditur se dyshja kanë ndikim të madh në futbollin spanjoll.

Në të njëjtat incizime “El Confidencial” publikoi gjithashtu edhe një bisetë që është bërë mes dyshes, ku Pique i kërkon presidentit Rubiales për mundësinë që Superkupa të luhet edhe në “Camp Nou” në të arshmen.

Të shohim Geri , shiko unë do ta shoh edhe këtë me Madridin. Mendoj se Madridi do të më thotë jo, por duhet qe të justifikojmë veten për të ardhmen dhe të themi se është stadium me më shumë kapacitet, se është kampion, se është kampion i Kupës apo finalist i Kupës… Mendoj se kemi këtë legjitimitet”,  janë fjalët e presidentit të Federatës së Futbollit spanjoll, të zbuluara nga “El Confidencial”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.04.2022 15:05