Katër largimet që do të kërkojë Barcelona në verën e vitit 2023

Barcelona ka punuar për një kohtë të gjatë në planifikimin sportiv për sezonin e ardhshëm, e gjithë kjo pasi ka përmirësuar dukshëm skuadrën që ka nën komandën e tranjerit spanjoll Xavi, i cili vazhdon të insistojë në ardhjen e transferimeve të reja praktikisht në të gjithë repartet e fushës për të përfunduar në të paturit një ekip të fortë.

Gjithësesi, sipas gazetës “Sport”, Barcelona duhet të bëjë disa shitje dhe aktualisht ekziston një listë e zezë me katër lojtarë në të cilët Depay, De Jong, Pique dhe Jordi Alba ndodhen aty. Dera e Camp Nou është e hapur për t’u larguar për këta të katërt, për të cilët Barcelona do të fitonte mjaftueshëm para./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.09.2022 14:26