Pique nuk e ka harruar Shakirën? Publikohet momenti kur ai dëgjon këngët e saj teksa drejton makinën (VIDEO)

Ndarja e futbollistit Gerard Pique nga Shakira ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe kjo tregon se kjo do të vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi të dy ishin një nga çiftet më të dashur të showbiz-it.

Që nga njoftimi zyrtar për ndarjen e tyre, daljet e tyre publike kanë qenë të rralla. Mirëpo, orët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video me Pique-n, e cila pritet të diskutohet shumë.

Futbollisti është parë në makinën e tij mjaft i trazuar, me fansat që e kanë pikasur duke e rrethuar makinën dhe duke e filmuar. Njëri prej tyre i ka vendosur  kamerën e celularit në xhamin e makinës, duke treguar kështu se Pique po dëgjonte në radio.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës duke dëgjuar këngën e ish-partneres së tij “Inevitable” gjatë vozitjes, tashmë është bërë virale.

Videoja, e ngarkuar në TikTok nga llogaria @carmonaa.23 , ka mbledhur më shumë se 4.5 milionë shikime dhe më shumë se 250,000 pëlqime.

@carmonaa.23 Pique escuchando a shakira??#carmonaa23 #paratii #fyp #tiktokindia #bcn #tiktok #tiktoker #tiktokespaña #parati #fcbarcelona #gaeltonto #pique #shakira ♬ sonido original – carmonaa23

Sipas gazetës sportive spanjolle Marca, Pique i ka dhënë fund lidhjes me “kamerieren” me të cilën dyshohet se e tradhtoi Shakirën. Në të njëjtën kohë, po bëjnë xhiron e internetit deklaratat e nënës së yllit kolumbian në lidhje me marrëdhëniet mes vajzës së saj dhe babait të nipërve të saj. Nidia Ripol ka deklaruar konkretisht se shpreson që të dy të pajtohen./albeu.com