E BUJSHME/ Arrestohet presidenti i klubit legjendar

Presidenti i klubit portugez të Benfica, Luis Filipe Vieira është në telashe të mëdha, teksa është arrestuar nga policia.

Në drejtim të tij rëndon akuza për mashtrim dhe pastrim parash. 72-vjeçari ka rnë në pranga së bashku me djalin e tij. Presidenti i Benfica akuzohet për mashtrime në lidhje me taksat dhe pastrim parash.

Kërkimet u kryen sot në stadiumin “Da Luz”, në selinë e Novo Banco dhe në kompani të lidhura me sipërmarrësin Jose Antonio dos Santos, i cili pak kohë më parë mori aksioni në klubin portugez. Kujtojmë se Vieira është në krye të Benfica që nga viti 2003, por tashmë është duke u përballur me telashe të mëdha.


Shtuar 7.07.2021 18:22