Lajm i mirë! Nga nesër, dogana e Qafë Botës do të jetë e hapur 24 orë me kapacitet të plotë

Nga dita e nesërme, dogana e Qafë-Botës, në kufirin greko shqiptar në Thesprotia do të jetë e hapur për qytetarët 24 orë.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i Igumenicës, Vasili Giogiaka, i cili më herët ka theksuar se nuk do të ketë më kufizime sasiore për hyrjen përmes doganave, gjë e cila pritet të lehtësojë trafikun turistik dhe tregtar.

Mësohet se inspektimet shëndetësore do të vazhdojnë të kryhen si nga një njësi EODY ashtu edhe nga njësi private, të tilla si ato që veprojnë tashmë në portin e Igumenicës.

Zyra doganore Mavromati, e cila qëndroi e mbyllur për më shumë se një vit gjatë një serie bllokimesh, u rihap në fillim të qershorit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 7.07.2021 18:21