Finalja e Champions League Inter-Manchester City u vendos para pak javësh që të arbitrohej nga gjyqtari polak Szymon Marciniak. Sipas asaj që shkruajnë mediat, nuk përjashtohet mundësia që arbitri kryesor i takimit të mos jetë Marciniak.
UEFA mund ta zëvendësojë atë me një tjetër pas lajmit që raportonte pjesëmarrjen e tij në Poloni në një event të organizuar nga lideri i ekstremit të djathtë polak Mentzen, i njohur për qëndrimet e tij homofobike.
Sipas asaj që shkruhet, shumë shpejt do të merret një vendim. Finalja e Champions League do të luhet në Stamboll me 10 qershor.