E ardhmja e CR7 duket e zbehtë te Manchester Utd, trajneri i ri mund të ndikojë te qëndrimi i tij

Aventura e Cristiano Ronaldos te Manchester United mund të mbyllet vetëm pas një viti.

Portugezi u rikthye te “Djajtë e Kuq” kur trajner ishte ish-shoku i tij i ekipit, Solskjaer. Më pas erdhi tekniku i përkohshëm Rangnick, ku duket se raportet midis ktyre të dyve nuk janë nga më të mirat.

Të lidhura

None found

Sipas “ESPN”, ylli portugez po pret të mësojë se cili do të jetë trajneri i ri i ekipit anglez për të vendosur nëse do të qëndrojë apo jo. Sipas mundësive dhe raportimeve të fundit, emri favorit për stolin duket se do të jetë Pochettino, i cili së fundmi po diskutohet te PSG./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.02.2022 15:25