Pas angazhimeve me fanellat e vendeve të tyre përkatëse, skuadrat e Serisë A janë rimbledhur me energjitë e tyre më të mira.
Këtë mëngjes te Juventusi u rikthye, Paulo Dybala , performanca e të cilit me Argjentinën nuk ishte veçanërisht bindës. Numri 10 është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të Massimiliano Allegrit për ndeshjen e së dielës kundër Veronës në “Allianz Stadium”.
Sa i përket seancës së sotme nën urdhrat e Massimiliano Allegrit, bardhezinjtë ndoqën një program të bazuar në nxehje, ushtrime teknike. /albeu.com