Shkrumbohet banesa 2 katëshe në Milot, shpëtojnë 7 anëtarët e familjes (VIDEO)

Është djegur totalisht gjatë natës një banesë dy katëshe në Milot.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë rreth mesnatës, kur brenda banesës ndodheshin 7 anëtarë të familjes.

Fatmirësisht të gjithë anëtarët kanë mundur që të dalin nga banesa pa pësuar lëndime serioze, ndërkohë që dëmet materiale që ka shkaktuar zjarri janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë e ka shkaktuar zjarrin brenda banesës, ndërkohë që po hetohet për shkaqet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.07.2021, rreth orës 23:45, në Milot,Kurbin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. C., ku ka vetëm dëme materiale.

Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 22.07.2021 08:03