Rënia në Kategorinë e Parë ka bërë që disa lojtarë titullarë, të largohen nga ekipi i Kukësit.
Burime për newsport.al bëjnë të ditur se kapiteni i ekipit verilindor, Angleo Tafas dhe Kristian Rroku nuk do të jenë më pjesë e Kukësit.
Të dy portierët kanë marrë letrat e largimit, duke zgjedhur që të largohen nga qyteti verilindor.
Përsa i përket Tafas, Tirana është gati që ta transferojë në kryeqytet. Po të njëjtat burime bëjnë me dije për “Newsport.al” se 23-vjeçari do të vazhdojë karrierën te bardheblutë.
Kujtojmë që Tafas kishte dhe 1 vit tjetër të vlefshëm në kontratën e tij me Kukësit, por rënia e këtyre të fundit nga elita e futbollit shqiptar, ka bërë që gardiani të mendojë për një ‘shtëpi’ të re.