Dy golat e djeshëm në Champions, portieri i Kopenhagen: Haaland nuk është njëri

Më i miri në fushë në ndeshjen kundër Kopenhagen, Jack Grealish foli për “BT Sport” për një tjetër protagonist të ndeshjes, pikërisht për Erling Haaland i cili gjithashtu ishte protagonist në fitoren e thellë me dy golat e tij.

Mesfushori anglez foli për norvegjezin si më poshtë: “Nuk kam parë kurrë në jetën time një lojtar si ai. Haaland është gjithmonë aty, gjithmonë duke kërkuar golin. Është kënaqësi të luash me të.

Portieri i Kopenhagen, Kamil Grabara madje më tha pas ndeshjes: ‘Ai nuk është qenie humane’. Dhe unë u përgjigja duke i thënë: “O mik, mos më thuaj, ktë gjë e di shumë mirë tashmë’!”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.10.2022 15:17