Si në Beograd, droni ndërpret ndeshjen mes Atletico Bilbaos dhe Eibar

Ndeshja Atletiko Bilbao-Eibar, e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit spanjoll pati një episod të çuditshëm që bëri bujë në media.

Në minutën e 68-të teksa rezultati ishte 1-1, gjyqtarit ju desh të ndërpriste lojën për disa minuta pasi një dron ajror ra në fushë më një banderolë të vogël

Sipas mediave spanjolle në dron shkruhej një mesazh kundër stadiumit të Bilbaos, “San Mames”, pasi kombëtarja e Spanjës vitin e kaluar kishte kërkuar që të luante një ndeshje për Kampionatin Evropian, por qytetarët vendas kishin kundërshtuar pasi kanë një kulturë të fortë lokale dhe e cilësojnë veten si populli më i hershëm në Spanjë.

Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për disa minuta dhe largoi dronin nga fusha.

 

Shtuar 20.03.2021 08:03

Tags: ,