Fati u tregua bujar me Interin në shortin e Champions League, teksa të mërkurën do ketë përballë Porton.
Një mendim të tij-in për rrugëtimin e zikaltërve këtë sezon në kompeticionin më të rëndësishëm për klube e ka dhënë edhe drejtori sportiv i ekipit nga Milano, Piero Ausilio.
“Nuk është vetëm çështje fati, por është gjithashtu e vërtetë që kur fiton një trofe kaq të rëndësishëm, fati duhet të jetë në anën tënde, por ne thjesht përpiqemi të përgatitemi mirë me armët tona, domethënë me punën, lojtarët dhe trajnerin tonë. Këto janë gjërat në të cilat mbështetemi, atëherë nëse fati na vjen, sigurisht që nuk do ta lëmë të kthehet prapa” – tha ai.