Drejtori sportiv i Dortmund-it kundërshton Haaland: Është marrëzi, ashkush nuk po i bën presion

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka kundërshtuar Haaland për fjalët që norvegjezi tha pak ditë më parë.

Sulmuesi u shpreh se klubi është duke i bërë presion atij për të vendosur sa më shpejt të ardhmen e tij, por nguli këmb që nuk po mendon për këtë gjë tani dhe se synon të bëjë sa më mirë në fushë.

Nuk ka vonuar reagimi i Watzke i cili ka mohuar kategorikisht fjalët e Haaland.

Të thuash se Borussia do t’i jepte Erling një ultimatum është marrëzi. Nuk ka asnjë afat”, tha ai për ARD. /albeu.com


Shtuar 19.01.2022 10:15