Borussia Dortmund nxiton për fenomenin e klubit. Ekipi gjerman dëshiron të dijë sa më shpejt qëllimet e Erling Haaland dhe sipas SportBild do të ketë një takim javën e ardhshme për të sqaruar të ardhmen e norvegjezit.
Klubi ka kërkuar prej kohësh një takim me babain e sulmuesit dhe Mino Raiola-s për të kuptuar nëse Haaland dëshiron të qëndrojë në Gjermani apo ka vendosur të provojë një përvojë të re.
Kontrata e sulmuesit do të skadojë në vitin 2024 dhe klauzola e tij prej 75 milionësh është një “pazar” i vërtetë për klubet e mëdha europiane, të gatshme për t’u çmendur.
Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester United janë në garë Me shumë mundësi situata do të jetë shumë më e qartë në fund të muajit. /albeu.com.