Pak tension dhe shumë paqartësi. E ardhmja e Erling Haaland mbetet ende për t’u vendosur. Borussia e Dortmundit që pak javë nga fundi i Bundesligës është në vendin e pestë, nuk dëshiron ta shesë, por nëse nuk kualifikohet në Champions League, i duhet t’i bëjë mirë llogaritë.
Mungesa e të ardhurave, sidomos në përfundim të një sezon të luajtur pa tifozë, një aspekt ky që i dënon akoma më tepër verdhezinjtë si skuadra që e mbushin stadiumin zakonisht në çdo ndeshje kampionati apo Kupe duke fituar mesatarisht 4 milionë euro për ndeshje, është evidente, por gjithsesi klubi ruan ambiciet teknike ashtu si dhe tifozeria.
Haaland i pëlqen disa klubeve të ndryshëm në Europë, aq sa menaxheri i tij Mino Raiola bëri një xhiro nëpër Spanjë bashkë me të atin e futbollistit për të folur me drejtuesit e Realit të Madridit dhe Barcelonës.
Së fundmi menaxheri i famshëm deklaroi për mediat spanjolle, “Nëse vijnë dhe të thërrasin klube si Barcelona apo Reali i Madridit, është e vështirë t’u thuash jo”. Borusia e Dortmundit ndërkkohë nuk është aspak e bindur për ta lënë të lirë. Administratori i deleguar i verdhezinjve Watzke ju përgjigj deklaratës së Raiolës duke theksuar edhe një herë synimin e klubit për ta mbajtur lojtarin.
“Kemi një akord me Sanchon që me disa kushte në verë mund të largohet, me Haaland nuk e kemi një akord të tillë”, deklaroi drejtuesi i verdhezinjve. Dortmundi që një vit më parë i kishte premtuar Sanchos se do ta shisnin, në rast se për të do të vinte një ofertë prej 120 milionë eurosh, por për shkak të koronavirusit Manchester United nuk kishte paratë e nevojshme.
Këtë e vit e dinë se do të jetë e pamundur të mbajnë anglezin dhe për të mos lejuar një çmontim të skuadrës dëshirojnë që t’u rezistojnë sulmeve për Haaland. Por lojtari siç bën të kuptohet Raiola do të largohet, sidomos nëse Borusia nuk është në Championsin e ardhshëm. Ja përse në shtëpinë e verdhezinjve ka pak tension dhe shumë paqartësi.