Dortmund e pranon: Haaland ka një klauzolë lirimi

Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e Erling Haaland që mund ta “lirojë” atë nga Borussia Dortmund.

Këtë gjë e praoi CEO i klubit, Hans-Joachim Watzke, i cili konfirmoi kështu atë që ishte parashikuar nga shtypi gjerman.

“Një kusht që duhej ta pranonim përndryshe ai do të kishte shkuar te Manchester United”, shpjegoi ai duke iu referuar merkatos të dimrit 2020, ku sulmuesi norvegjez ishte pranë kalimit në Angli.

Tashmë për Haaland ka një interes të madh nga Manchester City, ku thuhet se ata janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij të lirimit./ h.ll/albeu.com