Dortmund dhe Bayern Munich e mbyllin ndeshjen që në pjesën e parë, klubet përkatëse marrin tre pikët (VIDEO)

Dortmund ka arritur të fitojë sot ndaj Bochum me rezultatin e pastër 3-0.

Të verdhtë e Bundesligës kanë arritur të mbyllin ndeshjen që në pjesën e parë. Në minutën e 8-të ishte Moukoko i cili zhbllokoi sfidën. Pak minuta më pas, në të 12-tën, Reyna dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Për të mos u mjaftuar me kaq, në minutën e 47-të të shtesës së pjesës së parë, Moukoko shënon përsëri duke trefishuar shifrat dhe e mbyll që në pjesën e parë ndeshjen, pasi në të dytën nuk pati më gola.

Nga ana tjetër, Bayern Munich ka fituar ndaj Herthës me rezultatin e ngushtë 2-3. Kjo sfidë ishte pothuajse si ajo e Dortmund, kur të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë.

Bavarezët ishin ata që kaluan tre herë në avantazh në minutën e 12-të me Musiala dhe me dy gola nga Choupo Moting në minutën e 37-të dhe të 38-të. Më pas Hertha shënoi dy herë për 5 minuta, në të 40-tën dhe të 45-tën./ h.ll/albeu.com

Shikoni golat e Dortmund

Shikoni golat e Bayern Munich


Shtuar 5.11.2022 17:56