Gianluigi Donnarumma do të largohet nga PSG për t’iu bashkuar Juventusit në merkaton e janarit raportojnë mediat italiane të enjten.
Vetë portieri u ka bërë me dije krerëve të PSG-së, se dëshiron të largohet për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur në dispozicion këtë sezon.
Ai iu bashkua ekipit francez si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni pasi refuzoi rinovimin e kontratës me Milanin.
Juventusi do ta huazojë Donnarumman dhe do të ketë të drejtën e blerjes së tij.
Portieri 22-vjeçar ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm pesë ndeshje./albeu.com