“Do t’i kthejmë lavdinë Barcelonës”, Laporta paralajmëron kundërshtarët

Joan Laporta është shprehur se ai do të mundohet ti bëjë ballë sfidave, pavarësisht se sat ë vështira mund të jenë ato.

Presidenti i ri falenderoi kundërshtarët e tij, Font dhe Freica që ishin pjesë në inagurimin e tij duke dëshmuar se Barca është një familje e madhe.

“Ne kemi një sfidë të madhe dhe do ta marrim me përgjegjësinë më të madhe. Ne do t’i kthejmë lavdinë Barcelonës. Unë gjithmonë mbaj mend momente të mira. Jam optimist. Mundohem të shmang pesimizmin”, tha Laporta gjatë përurimit të tij.

“Unë dua të falënderoj të gjithë anëtarët që morën pjesë në këto zgjedhje. Sidomos ata që më dhanë besimin. Barca është një familje e shkëlqyer dhe fakti që Victor Font dhe Toni Freixa janë këtu e vërteton këtë”, vazhdoi tutje.

Pasi fitoi zgjedhjet në 7 mars, Laporta është përuruar zyrtarisht si presidenti i 41-të i klubit Blaugran


Shtuar 18.03.2021 09:22