Lojtari më i ri i Juventusit, Gleison Bremer ka zgjedhur të përshëndetet me tifozët e Torinos nëpërmjet një postimi në “Instragram”.
“Të dashur tifozë të Torinos, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë… Kanë kaluar 4 vite shumë intensive, fillimisht të përbëra nga momente të vështira, lot dhe shumë punë për të fituar hapësirën time duke punuar dhe luftuar.
Kam mbërritur në Torino si djalë dhe kjo skuadër më shoqëroi duke më bërë këtë që jam sot. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rritjes sime jo vetëm si lojtar. Dhe një gjë është e sigurt, kudo që të shkoj do të kesh gjithmonë një fans shtesë .”
Bremer u transferua te Juventusi për 50 milion euro dhe do të jetë zëvendësuesi i De Ligt që u largua drejt Bayern Munich./albeu.com