“Djali ka brohoritur”, Hummels rrëfen reagimin epik pas autogolit në EURO 2020

Gjermania u mposht nga Franca dhe sigurisht Mats Hummels është një prej atyre që e ka përjetuar më keq humbjen e pësuar, pasi mbrojtësi shënoi autogolin që u dha tre pikët kampionëve të botës.

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund ka zbuluar reagimin epik të djalit të tij, që ende nuk i mbushur 4 vjeç dhe normalisht nuk është se i di rregullat e futbollit.

“Fatmirësisht Ludwig nuk e di ende se çfarë është autogoli. Ai mendon se kut topi shkon në rrjetë është gjithmonë ‘OK’.

Më thanë se ai po brohoriste. Ndoshta duhet t’ia mësoj se çfarë është autogoli”, ka treguar Hummels për Bild.


Shtuar 18.06.2021 12:22