Djali i Pele: Babai do të trishtohej nëse do të shihte këtë Brazil që është sot

Për situatën aktuale të kombëtares së Brazilit, djali i legjendës Pele, Edinho tha në një intervistë për “AFP” se nëse babai i tij do të ishte gjallë, do të trishtohej shumë kur të shihte situatën dhe gjendjen e kombëtares.

“Pele do të ishte i trishtuar. Kjo krizë nuk erdhi brenda natës, ka të probleme më të mëdha dhe komplekse. Ne po përjetojmë një rënie, ne keme ende lojtarë të mëdhenj, por në të kaluarën kishim më shumë lojtarë të nivelit të lartë se sot.

Nuk ka dyshim, nëse babai do të kishte qenë me ne këtë vit, do të ishte shumë i trishtuar”, tha djali i legjendës braziliane.

Kombëtarja braziliane aktualisht po lufton në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe aktualisht zë vendin e gjashtë në renditjen e Amerikës së Jugut. Ata do të bëjnë edhe pa Neymar i cili është i dëmtuar rëndë. /abcnews.al


Shtuar 26.12.2023 16:42

Tags: ,