I bënë të gjithë të dyshojnë, mësohet e vërteta e shtatzënisë së Loredanës (FOTO LAJM)

Prej javësh në media ka qarkulluar lajmi se Mozzik dhe Loredana do të bëhen prindër për herë të dytë. Gjithçka nisi kur reperja publikoi në Instastory emojin e një familjeje me dy fëmijë, duke ngjallur dyshimet e të gjithëve.

Mirëpo, a është e vërtetë? Burime pranë çiftit kanë zbuluar për “Prive” se Loredana nuk është në pritje të ëmbël. Sipas këtyre burimeve, një fëmijë i dytë është thjesht dëshirë e reperes.

Për momentin, familja e tyre nuk do të zgjerohet. Loredana është e fokusuar te karriera dhe po punon për një klip të ri.


Shtuar 24.04.2021 09:10