Gazetarja e sportit në Itali, Diletta Leotta, është një nga femrat më të përfolura të showbizit momentalisht.
Shkak për këtë janë bërë lajmet, për një lidhje të mundshme mes saj dhe djalit të presidentit të Romës, Ryan Friedkin.
Pas fshirjes së fotove me aktorin Can Yaman nga rrjetet sociale, raportohet se gazetarja ka nisur një lidhje me djalin e presidentit të Romës.
“Dagospia” raporton se Dilerta dhe Ryan janë parë në një hotel së bashku dhe kaq ka mjaftuar që të nisin zërat për një lidhje të mundshme mes dy personave. Bukuroshja italiane nuk e ka konfirmuar ende ndarjen me aktorin, por në Itali janë të bindur se ajo e ka lënë Can për Ryan Friedkin.