Sulmuesi spanjoll, Diego Costa ka mbetur pa skuadër që prej largimit nga Atletico Madrid gjatë afatit të janarit.
Costa nuk do të shkoj në asnjë skuadër deri në fund të sezonit dhe këtë kohë do ta kaloj si pushim.
Siç mëson Mundo Deportivo, ish-sulmuesi i Chelseat pritet që sezonin e ri ta kaloj në Portugali. Është skuadra e Benficas që favorizohet për të nënshkruar me lojtarin.
32-vjeçari te Atletico ishte rikthyer gjatë vitit 2018, ku bëri afro 62 paraqitje dhe shënoi 12 gola.
Karrierë fantastike, braziliani me nënshtetësi spanjolle pati me Chelsean – duke bërë 90 paraqitje dhe 55 gola.