Diaz vazhdon të bëjë heroin për Milanin, i jep “kuqezinjve” fitoren në minutat e fundit ndaj Spezias (VIDEO)

Milani ka arritur të fitojë përballë Speziaz falë  një goli të Brahim Diaz në minutat e fundit, duke konfirmuar se spanjolli është njeriu i momentit në Milano.

Edhe pse rastet nuk munguan gjatë 45 minutave të para, goli nuk erdhi as për njërën as për tjetrën skuadër, duke shkuar në dhoma e zhveshjes me rezultatin 0-0.

Pjesa e dytë nis sërish me Milanin në  sulm që arrin të shënojë në minutën e 48 me talentin, Daniele Maldini, djali i drejtorit sportiv dhe i legjendës së klubit, Paolo Maldini.

Vendasit nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin dhe arritën të barazojnë 10 minuta nga fundit i takimit me Verde.

Dy minuta më vonnë Pioli inkuadron në lojë, Brahim Diaz. Zëvendësim doli mëse i goditur, pasi do të ishte mesfushori ofensiv lojtari që të shënonte golin e fitores në minutën e 87.

Momentalisht Milani pozicionohet në vendin e parë me 16 pikë, por me një ndeshje më pak se Napoli i cili është në vendin e dytë me 15 pikë. /albeu.com/

 


Shtuar 25.09.2021 17:01