Dhunoi macen e tij, lojtari i Newcastle tallet gjatë lojës me Kurt Zouma

Kurt Zouma ndoshta nuk do të jetë kurrë në gjendje të lëvizë nga reputacioni që ka fituar vetë pasi u shfaqën video të mbrojtësit të West Ham duke abuzuar me macen e tij dhe tani duket sikur lojtarët kundërshtarë po përpiqen ta përdorin atë për të përfituar.

Duke u përballur me Newcastle United të shtunën, mbrojtësi i West Ham, Craig Dawson u ankua për trajtimin që po merrte shoku i tij i skuadrës nga sulmuesi i ‘Magpies’, Chris Wood.

Zelandezi e kaloi pjesën më të madhe të ndeshjes duke mjaulluar kur ishte afër Zouma-s, duke i kujtuar atij incidentin.

27-vjeçari ishte në qendër të një stuhie të fundit kur videot e postuara në llogarinë e vëllait të tij në Snapchat e shfaqnin atë duke abuzuar me dhunë ndaj maces së tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.02.2022 12:43