Dhimbje koke për Ancelottin, dëmtohet Militao

Real Madridi ka marrë një lajm të hidhur nga Brazili, ku qendërmbrojtësi Eder Militao i grumbulluar me kombëtaren ka pësuar një dëmtim.

Futbollisti është diagnostifikuar me një dëmtim të kofshës dhe është larguar nga grumbullimi.

Ende nuk dihet sa do të mbetet jashtë fushave Militao, por është në dyshim për dy ndeshjet e radhës ndaj Shakhtar Donetks dhe Barcelonës.

Një lajm shumë i keq ky për “Los Blancos” që kanë shumë pak opsione në repartin e mbrojtjes, dhe dyshja e qendrës tani mund të përbëhet nga David Alaba e Nacho.

Së shpejti pritet që Madrilenët të dalin me komunikatë dhe të dihet më shumë rreth lëndimit të futbollistit brazilian.


Shtuar 14.10.2021 08:33