Militao është siguria e Real Madrid, bëhet gati një superkontratë

Real Madrid po punon për rinovimin e kontratës së Eder Militaos, një nga shtyllat e sezonit të jashtëzakonshëm të “Los Blancos”.

Sipas “AS”, agjenti i brazilianit, i cili së bashku me Alaba nuk u pendua për largimin e Varane-Sergio Ramos, po punon me Realin për rinovimin e mbrojtësit, që skadon në vitin 2025.

Aktualisht ai fiton rreth 3,5 milionë euro neto në sezon, një nga pagat më të ulëta në skuadrën e Realit. Synimi është t’i afrohet rrogës së Alabas, i cili fiton rreth 10 milionë euro në sezon./h.ll/albeu.com


Shtuar 31.05.2022 11:08