Atletja transgjinore Laurel Hubbard shkoi historinë në Lojërat Olimpike, por dështoi në çdo tentim për të ngritur peshë +87 kilogramë në garën e grave në peshëngritje në Tokio.
Hubbard, nga Zelanda e Re, u bë transgjinorja e parë që merr pjesë në Olimpiadë në një kategori ndryshe nga ajo në të cilën ishte lindur.
Por pas një tentimi të dështuar për t’i ngritur 120 kilogramë dhe dy përpjekjeve të dështuara për t’i cuar 125 kilogramë, gara në Tokio mori fund për të.
Ajo kishte garuar në ngjarjet sportive të meshkujve në të kaluarën, para se të deklarohej publikisht si transgjinore në vitin 2013.
Pjesëmarrja e saj në Tokio 2020 shkaktoi shumë polemika, pasi shumë njerëz u ankuan se ajo do të kishte një përparësi të padrejtë ndaj garueseve të tjera.
“Nuk jam plotësisht e pavetëdijshme për polemikat rreth pjesëmarrjes sime në këto Lojëra”, tha Hubbrd pas eliminimit.
43-vjeçarja e fitoi të drejtën për të garuar në Lojëra Olimpike kur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ndryshoi ligjet në vitin 2015, duke ua lejuar atletëve transgjinorë të garojnë si gra, nëse niveli i testosteroneve është nën një prag të caktuar.
Testosteroni është hormon i cili e rrit masën muskulore.